Lëvizja Vetëvendosje, gjithandej Kosovës ka nisur peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje.
Përderisa raportohet se këtë peticion e kanë nënshkruar mbi 53 mijë persona, edhe kreu i VV-së Albin Kurti, ishte njëri nga ata që e kanë nënshkruar këtë peticion, shkruan arbresh.info.
Këtë e ka bërë të ditur vet Kurti duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre.
“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani.”, u shpreh Kurti./arbresh.info/


“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...
Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në...
The Collector: Shqipëria shtatë qytetet historike që po push...
Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...