E tmerrshme: Në Prishtinë digjen qentë për së gjalli

11:59 | 13 Nëntor 2018
M. A.

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka postuar disa pamje të rënda të djegies së qenve. Sipas njoftimit të tyre, një qen është djegur vitin e kaluar ndërsa një tjetër para disa ditësh. Kjo ngjarje e tmerrshme thuhet se ka ndodhur në “Kodrën e Timave” në Prishtinë.

Ata kanë paralajmëruar se rastin do ta raportojnë edhe në polici.

“Djegiet e qenve për së gjalli në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Fotoja e parë tregon djegien e një qeni Pit Bull, vitin e kaluar (2017), kurse fotot e tjera, siç shihet, serish një qen i djegur, ditë më parë.

Dëshmitrja e këtij akti mizor i ka fotografuar personalisht. Normalisht, nuk ka qenë e pranishme më herët që t’i identifikojë kryersit e veprës së krimit, por i fotografoi më vonë.

Së shpejti edhe policia duhet të njoftohet dhe të ketë një kontroll me të shtuar në lagjen në fjalë dhe që aktet e tilla makabre, të mos përsëritën kurrë më!

Shpresoj që policia të na mbështesë në këtë!”, thuhet në njoftimin e këtij fondacioni.

 

Shpërndaje në rrjete sociale