Është arrestuar një person në Shtërpcë, i cili nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari e kishte larguar nga shtëpia vajzën e tij duke e lënë pa përkujdesje.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Shtërpcë 06.09.2022 – 03:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nën ndikim të alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur femër kosovare të cilën e kishte larguar nga shtëpia duke e lënë pa përkujdesje. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...