Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.
Ndrejaj tha se janë duke e hulumtuar rastin duke u bërë analiza laboratorike që të dihet se si ndërroi jetë foshnja.
”Kjo lindje ka ardhur në jetë gjatë vikendit. Ne jemi duke e hulumtuar rastin. Janë duke u bërë analiza laboratorike, historia, marrja e deklaratave. Placenta me frytin janë dërgu në autopsi të shohim tash”, ka thënë Ndrejaj
Në lidhje me shkaqet Ndrejaj ka thënë se munden të jenë të ndryshme, por po dyshohet për infeksion meqë nëna ka pas probleme edhe gjatë shtatzënisë.
“Shkaqet janë të shumta qe mundën me ardh te vdekja, mund të jetë ndonjë shkak i infeksionit se nëna ka pas probleme edhe gjatë shtatzënisë pacientja”, ka thënë Ndrejaj.
Rasti i foshnjës që ndërroi jetë tashmë po hetohet edhe nga Prokuroria.
Falsifikim i dokumenteve, arrestohen dy persona në Prizren
Stelina eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
Dy të arrestuar në Vushtrri, sulmuan fizikisht një person
PSG dëshiron të nënshkruajë me yllin e Liverpoolit në verë
Nis intervistimi i komisionerëve të dyshuar për manipulim të...
Dita Botërore Kundër Kancerit