E si për çudi, në këtë hartë Kosova është përfshirë te vendet që duhet pasur kujdes nga uji i çezmave, mirëpo dihet që uji në vendin tonë pihet gjithandej pa problem.
Agjencia po ashtu kërkon kujdes nga turistët edhe kur i pastrojnë dhëmbët, që ujin assesi mos ta pinë. Po ashtu kërkohet kujdes edhe kur freskohen në pishina ose lahen në afërsi të pishinave.
Sipas hartës, uji i çezmave nuk bën të konsumohet, përveç Kosovës, as në Shqipëri, Serbi, Armeni, Bosnjë, Kroaci, Bullgari, Qipro, Estoni, Azerbajxhan, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Hungari, Kazakistan, Lituani, Mali i Zi, Rumani, Moldavi, Rusi, Sllovaki, Turqi dhe Ukrainë, transmeton lajmi.net.
Ndërsa vendet sigurta janë: Andorra, Austria, Belgjika, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Italia, Letonia, Luksemburgu, Maqedonia, Malta, Monako, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Spanja dhe Britania e Madhe. /Lajmi.net/
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi