Ines Demiri, e ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, ka mbajtur një takim me Ronen Itsik, kolonelin rezervist të Forcave Mbrojtesë të Izraelit në ambasadën e shtetit kosovar në Jerusalem.
Për takimin ka njoftuar vetë Demiri, duke thënë se kishte prezantuar në takim punën profesionale dhe kontributin shkencor.
“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem, e prita në takim kolonelin në rezervë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, z. Ronen Itsik, anëtar i Forumit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Izraelit (IDSF/Habithonistim). Koloneli z. Itsik prezantoi punën e tij profesionale dhe kërkimore-shkencore në ekzaminimin e marrëdhënieve civilo-ushtarake, gjegjësisht në atë që njihet si “citizen-soldier military” – një ushtri e përbërë nga qytetarë të thjeshtë dhe jo ushtarë profesionistë”, shkruan Demiri në ‘Facebook’./arbresh.info/
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Trumpi paralajmëron eliminimin e anijeve iraniane që shkelin...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...