Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet se e ka marrë një veturë me qira dhe nuk e ka kthyer më, më 13 korrik në Pejë.
I dyshuari nuk ka dhënë informacione për vendndodhjen e veturës as gjatë intervistimit nga policia.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull/kosovar ka informuar se i kishte dhënë me qira veturën të dyshuarit mashkull/kosovar dhe i njëjti nuk ia kishte kthyer më. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë intervistimit nuk ka dhënë dëshmi se ku mund të jetë vetura e ankuesit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporton 24-orësh të policisë.
Tragjedia në Kanada, policia identifikon autoren e masakrës ...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s mblidhen në Bruksel, fokus t...
Tri duela tjera sot në Kupën e Kosovës
Presidenti Begaj uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Mb...
Transportonte drunj pa dokumente, ndalohet i dyshuari në Pod...
Vodhi në një dyqan, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të Ve...