Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për shtetasin e huaj që u gjet dje i vdekur në një shtëpi në rrugën “Misine Kokollari”, në Prishtinë.
Fillimisht u raportuar se shtëpia ishte kapluar nga zjarri, e ku pas intervenimit të policisë, brenda shtëpisë është gjetur edhe një person i vdekur, shkruan protali arbresh.info
“Rr. Misine Kokollari, Prishtinë 26.02.2021 – NN. Raportohet se pas pranimit të një informatë se është kapluar nga zjarri një shtëpi, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku gjatë shuarjes së zjarrit ekipi i zjarrfikësve, ka hasur në një person pa shenja jete. Ekipi i ndihmës se shpejte ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti nga policia është cilësuar si vrasje e rëndë. /arbresh.info/
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...