Të dielën që lamë pas deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj paralajmëroi se Fazli Kastrati pas 30 vitesh përkrahje që i dha LDK-së, do të bëhet pjesë e partisë së Ramush Haradinajt.
Ndërsa sot deputeti Haradinaj ka qëndruar në fshatin Maxharaj në konakun e Kastratit, ku tha se që nga sot ky fshat do të jetë AAK.
Tutje deputeti Haradinaj shtoi se kjo frymë e mbështetjes meriton respektin më të madh dh se Aleanca me vizionin e saj për shtet funksional dhe i panënshtruar ndaj askujt që e cenon sovranitetin e Kosovës po merr mbështetje të madhe tek populli.

Postimi i plotë:
Sonte në fshatin Maxharaj në konakun e Fazli Kastratit që e kisha paralajmëruar, u pritem nga i madh e i vogël.
Nga sot ky fshat do jetë AAK.
Kjo frymë e mbështetjës e meriton respektin më të madh.
Këta njerëz bujarë qe sot na u bashkuan dhe atyre që do na bashkohen në ditët në vijim, ju premtuam që do rrugëtojmë bashkë në të mirën e përbashkët.
Falemnderit fshatit Maxharraj dhe Fazli Kastratit.
Aleanca me vizionin e saj për shtet funksional dhe i pa nënshtruar ndaj askujt që e cenon sovranitetin e Kosovës po merr mbështetje të madhe tek populli.
DH

Super paraqitje e ‘Krabenit’, FUT kualifikohet në play-off t...
VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin ...
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...