Një vajzë 4-vjeçare, Hana Mema, që ishte raportuar si e humbur në plazhin e Golemit gjatë ditës së sotme, është gjetur pas disa orësh kërkimesh të ethshme nga familjarët.
Vogëlushja ishte duke u larë në det me motrën e saj, kur në daljen nga uji, humbi nga sytë e prindërve dhe u largua në drejtim të panjohur.
Babai i saj, Arsen Mema, konfirmoi për JOQ Albania se vajza është gjetur shëndoshë e mirë. Ai shprehu mirënjohje të thellë ndaj qytetarit Etiljon Kodra dhe familjes së tij nga Tirana, të cilët ndihmuan në gjetjen e saj.
“Dua të bëj një falënderim të pafund Zotit, Etiljon Kodrës dhe familjes së tij të mrekullueshme që gjeti vajzën tonë”, tha ai në një mesazh prekës.
Lexo edhe:
Zhduket vajza 4-vjeçare në plazhin e Golemit, prindërit në kërkim të saj
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...