Një person i komunitetit romë deri sa po shkonte në shtëpinë e tij në Fushë Kosovë, është sulmuar dhe i janë marrë para në vlerë prej 300 eurove.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 dhe rasti është paraqitur në polici nga viktima, i cili ka deklaruar se i dyshuari po ashtu është i komunitetit romë.
I dyshuari ende nuk është arrestuar dhe është në kërkim të policisë.
“Viktima mashkull K/Romë ka raportuar se deri sa ka qenë në këmbë duke shkuar në shtëpi në rrugë i kishte dal i dyshuari mashkull K/Romë dhe sipas tij e kishte goditur në kokë dhe me dhunë ia kishte marrë 300(treqind) € dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Sipas viktimës , i dyshuari është i njohur për të dhe familjen e tij. I dyshuari është kërkuar nga policia, por nuk është gjetur në shtëpi. Rasti nën hetime”, bën të ditur policia./arbresh.info
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro