E godet me veturë pas një mosmarrëveshje në trafik

11:34 | 6 Tetor 2016
M. A.

Një person arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale në trafik, ka goditur me veturë viktimën mashkull të cilit i ka shkaktuar lëndime, ka njoftuar policia.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Kemajl Azizi” në Viti

Shpërndaje në rrjete sociale