E diela do të jetë ditë pushimi për të gjithë në Mitrovicë, kështu tha në mbledhjen e sotme kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri gjatë takimit që ka mbajtur me Bordin e Drejtorëve.
Në këtë mbledhje drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, njoftoi bordin se është duke u punuar për respektimin e orarit të punës të subjekteve afariste, ku me këtë rast kanë ndërmarrë aksion për mbylljen e lokaleve të cilat nuk e respektojnë orarin e punës sipas Rregullores komunale Nr. 03/2014 dhe mbylljen e lojërave të fatit të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pa licencë.
Nga ky aksion Ahmeti, tha se gjatë vikendit janë mbyllur gjithsej 20 biznese, 3 mega markete të mëdha, 2 barnatore, 15 bastore dhe 2 kazino. Ai më tutje ka thënë se ky aksion do të vazhdojë edhe ne ditët e ardhshme derisa të zbatohet Rregullorja komunale në fuqi.
Gjithashtu u fol edhelidhur me Panairin e Punës i cili në Mitrovicë do të mbahet më datën 12 prill 2019 në sallën e sporteve “Minatori”
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...