Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në rrugën “Tranziti i Vjetër” në Prizren, përball restorantit “Alegria”.
Viktima është Ezan Ademaj 29-vjeçar, i cili po lëvizte me motoçikletë nga drejtimi i lagjes Arbana në drejtim të rrugës Suharekë–Prizren. Lamtumira e fundit të ndjerit do t’i jepet sot, me namaz të Ikindisë në ora 15:10.
Sipas rrethanave fillestare, ai dyshohet se gjatë tentativës për tejkalim të një veture “Ford Fiesta”, nuk ka mbajtur distancën e sigurisë dhe ka goditur pasqyrën e majtë të automjetit.
Si pasojë e goditjes, ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe është përplasur në pjesën e pasme anësore të një kamioni transportues që po qarkullonte para veturës. Pas përplasjes, motoçiklisti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por përkundër përpjekjeve, është konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë.

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Se...
Aksident në Lipjan, një i mitur lëndohet rëndë
Pacolli uron Fitër Bajramin: Paqe, lumturi dhe begati për çd...
Ambasadori gjerman: Dialogu dhe zbatimi i ligjeve, kyç për s...
Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin
Hamza uron Fitër Bajramin: Le të bashkohemi në frymën e soli...