Policia e Kosovës ka njoftuar se sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan ka zhvilluar një operacionin policor në katër lokacione në Ferizaj, ku janë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Fajde” dhe “Detyrim”.
Gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: 2 armë (pistoleta), 4 karikator, 2 pushkë gjuetie, 95 fishekë, 5 telefona mobilë, 2600 euro, shënime/evidenca, kontrata dhe marrëveshje që dyshohen se lidhen me veprën penale.
Njoftimi i plotë:
Sot me datë 23.11.2023 me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Renda, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Policia e Kosovës ka zhvilluar Operacionin Policor në katër (4) lokacione në Ferizaj ku janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për Veprën Penale “Fajde” dhe “Detyrim”.
Të dyshuarit gjatë viteve 2021/2023, dyshohen se e kanë detyruar viktimën që ti paguaj deri me tani para me fajde në vlerë prej 164.500 euro (Njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e pesëqind euro).
Gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar:
• Dy (2) armë (pistoleta)
• Katër (4) karikator
• Dy (2) pushkë gjuetie
• Nëntëdhjetë e pesë (95) fishekë
• Pesë (5) telefona mobil
• Dy mijë e gjashtëqind (2600.00) euro
• Shënime/evidenca, Kontrata dhe Marrëveshje që dyshohen se lidhen me Veprën Penale.
Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, në veçanti luftë e pa kompromis dhe zero tolerancë do të aplikohet kundër krimit të organizuar./Arbresh.info/
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...