Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka reaguar pas kritikave nga Michael Carpenter që e akuzoi për ndërhyrje në politikën e brendshme amerikane.
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka refuzuar kritikat nga Michael Carpenter, një ish-zyrtar i Departamentit amerikan të Mbrojtjes përgjegjës për Rusinë, Euroazinë dhe Ballkanin.
Carpenter tha se ministri i jashtëm serb është duke ndërhyrë në politikën e brendshme amerikane duke u bërë thirrje serbëve të votojnë për Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme në SHBA.
Por, Daçiq ka një shpjegim. “Kur hebrenjtë votojnë për Trumpin, ajo nuk është ndërhyrje, kur shqiptarët votojnë për Clintonin dhe Engelin. Nuk flas për Serbinë si shtet, flas për shtetasit amerikan me prejardhje nga Serbia. Në Amerikë ashtu funksionojnë gjërat”, u shpreh Daçiq për të përditshmen serbe “Politika”.
Diaspora serbe në SHBA duhet të organizohet, thotë Daçiq.
Carpenter, drejtor i “Penn Biden Centre”, që po ashtu ka shërbyer si këshilltar politik për Zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden, i ka thënë Zërit të Amerikës se ai beson që “Daçiqi po bën një gabim të madh” me këtë thirrje dhe se “mbështetja ndaj rrugës evropiane të Serbisë është një çështje mbi të cilën dy partitë në SHBA duhet të pajtohen”.
“Ministri i Jashtëm i Serbisë planifikon të ndërhyjë në politikën e brendshme amerikane duke mbledhur serbo-amerikanët për të mbështetur Trumpin më 2020. Personalisht mendoj se ai po bën gabim të madh, dhe mbështetja amerikane për rrugën evropiane të Serbisë duhet të mbetet një çështje bipartizane”, ka shkruar Carpenter në profilin e tij në Twitter.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...