“Mos tradhtoni dhe mos u shitni”, kështu i ishte drejtuar Albin Kurtit pak ditë pas që ky i fundit ishte zgjedhë kryeministër i vendit, gjatë homazheve në përvjetorin e 13-të të vrasjes së ish-aktivistëve të “Vetëvendosjes”, Arben Xheladinit dhe Mon Balajt.
Naim Ramizi, i cili më herët kishte qenë aktivist i Lëvizjes “Vetëvendosje” por që më vonë kishte kaluar në AAK-në e Ramush Haradinaj, madje i kishte dhuruar me këtë rast Kurtit një maicë të përgjakur që e ruante nga protesta e 10 shkurtit e vitit 2007, kur Policia rumune vranë Balajn dhe Xheladinin.
“Është një maicë të cilën e kam pasur të veshur 13 vjet përpara në atë kohë si aktivist i VV të 10 shkurtit ku kam qenë i plagosur, maica është e shpuar me plumb gome në gjoks dhe është e gjakosur qysh ka qenë. E kam ruajtur qe 13 vjet dhe sot në mëngjes më shkoj mendja t’ia dhuroj kryeministër për t’i kujtuar rrugën nëpër të cilën ka ardhur deri në kryeministri, sakrificën që e kanë bërë qindra mijëra aktivistë qoftë të arrestuar apo të lënduar”, pati deklaruar Ramizi, duke shtuar se i kishte përcjellë Kurtit porosinë e dy aktivistëve të vrarë: “Mos tradhto dhe mos u shit”.
Por, menjëherë pas rrëzimit të Qeverisë “Kurti” dhe votimit në Kuvend të Qeverisë “Hoti”, Ramizi u shpërblye me një pozitë të rëndësishme në Ministrinë e Drejtësisë, të cilën e drejton Selim Selimi i AAK-së, shkruan front online.
Moti sot i vranët, temperaturat zbresin deri në -12°C
Po bënte sehire? Klipi që shfaq veprimet e çuditshme të Bias...
Humbi kontrollin e makinës dhe përplaset me katër automjete ...
Limi ia thotë troç Albës: Unë nuk erdha këtu për ty
Keqpërdorimi i ‘rezervave shtetërore’, Hajdari, Lipovica, Ga...
PSG eliminohet nga Kupa e Francës, pëson humbje shokuese nga...