Sot do të varroset Liridona Murseli, e cila është vrarë mbrëmë nga armë zjarri rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Familjarët e së ndjerës kanë njoftuar se varrimi do të behët në orën 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se datë 29.11.2023 ndërroi jetë tragjikisht në moshën 30 vjeçare vajza, bashkëshortja, nëna dhe motra jonë e dashur. Varrimi i të ndjerës bëhet ditën e premte me datë 01.11.2023 në ora 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan”, thuhet në njoftim.
Rasti tragjik ndodhi mbrëmë (e mërkure) rreth orës 20:00 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku u vra gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.
Familja Murseli dyshohet se u përballënme një grabitje të armatosur, gjatë së cilës iu morën gjësendet me vlerë dhe më pas nga të shtënat me armë, mbeti e vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare./Arbresh.info/
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...