Google ADS

Përfshihet nga zjarri një shtëpi e pabanuar në Cërnillë të Ferizajt

09:18 | 26 Maj 2023

Është raportuar për një zjarrëvënie të dyshimtë në një shtëpi të pabanuar në fshatin Cërnillë të Ferizajit.

Sipas raportit të policisë, thuhet se gjatë ditës së djeshme pronari i kësaj shtëpie ka njoftuar se shtëpia e tij e cila është e pabanuar është përfshirë nga zjarri.

Dyshohet se zjarri është vënë nga një person i dyshuar.

Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore./Arbresh.info/