Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) Veton Berisha sot do të dërgojë një ankesë në PZAP, për shkak të orkestrimit të votave të Listës Serbe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.
Ai ka bërë të ditur se pjesë e ankesës do të jenë edhe partitë e tjera të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.
“Fillimisht ju falënderoj për korrektësinë dhe mbështetjen tuaj gjatë këtyre ditëve me rastin e pakënaqësive tona lidhur me procesin zgjedhor dhe orkestrimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur kundërligjshëm “Romani Iniciativa”.
Ne ju njoftojmë se do të ushtrojmë të drejtën tonë ligjore për të parashtruar ankesë në PZAP nesër më datë 05.03.2021 në ora 10:00. Pjesë e ankesës do të jenë edhe partitë e tjera të komuniteteve jo shumicë në Kosovë”, ka thënë Berisha.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik