Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak dy zyrtarëve komunalë.
SH.K., si përfaqësues ligjor dhe A.K., udhëheqës i sektorit të zyrës ligjore kanë kryer veprat penale në dëm të komunës së Prizrenit.
“Këta dy kanë anashkaluar procedura që do të duhet të iniciohej nga kryetari i Prizrenit për të vlerësuar këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës me personat fizikë dhe juridikë, e aq më tepër kur zyrtarët e lartpërmendur, në këtë çështje jokontestimore kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës ndaj vendimit, me këtë i kanë shkaktuar dëm material komunës së Prizrenit”, thuhet në komunikatë.
Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës, 14.02.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 15.03.2020.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...