Gjykata Penale e Luzernit në Zvicër, të mërkurën ka dënuar një kosovar 55 vjeçar me dy vjet burg me kusht në katër vjet periudhë prove.
Kjo pasi kosovari në cilësinë e prindit, në vitin 2014-të, duke mos lejuar lidhjen e vajzës së tij 19 vjeçare me një person me prejardhje serbe, e ka lënduar të bijën duke e therrur me thikë.
Sipas zviceranes 20 minuten, kosovari identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur, i kishte kërkuar vajzës së tij për disa herë të shkëpuste lidhjen me të riun serb, madje sipas artikullit potencohet se ai i ka kërcënuar ata edhe me ”prerje koke”.
Sipas vendimit të shqiptuar, me këtë veprim ai është shpallur fajtor për përpjekje për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore.
Kosovarit i janë llogaritur paraburgimi i përfunduar prej 89 ditëve, si dhe 15 ditë të zbatimit paraprak të masave ligjore.
Përveç kësaj, ai do të duhet të paguajë pothuajse 33 mijë franga zvicerane për shpenzimet gjyqësore.
Vendimi gjyqësor është shqiptuar me një procedurë të shkurtuar, njofton Klan Kosova.
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj