Ka dy mandate si deputet i Kuvendit të Kosovës.
Driton Selmanaj në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se ka rreth 220 mijë euro pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, raporton arbresh.info.
Të paluajtshme, Selmanaj ka deklaruar një shtëpi të përbashkët me sipërfaqe 300 m2 në vlerë prej 150,000.00.
Ndërsa në pronësi të tij, Selmanaj ka një banesë prej 63 m2 në vlerë prej 49 mijë e 795 euro.

Pasuri të luajtshme, Selmanaj ka deklaruar dy vetura.
Njëra Passat CC në vlerë prej 11,500.00 dhe një Fiat Punto në vlerë 4,000.00.
Para të gatshme në bankë, Selmajan ka vetëm 1 mijë e 900 euro. Ndërsa bashkëshortja e tij 500 euro.

Deputeti Selmanaj ka deklaruar edhe detyrime financiare. Ai ka kredi në dy banka vendore. Njërën 19 mijë euro që e ka marrë për renovim të banesës dhe një tjetër në vlerë 11 mijë euro që e ka marrë për blerjen e banesës.
Ndërsa gruaja e tij ka blerë veturë me kredi në vlerë 5 mijë e 500 euro.
Driton Selmanaj ka deklaruar se nga Kuvendi i Kosovës merr pagë neto prej 1,547.00 euro ndërsa nuk ka deklaruar asgjë për gruan e tij./arbresh.info/

Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...
Lajçaku përfshin Gjukanoviqin në dosjet e Epsteinit
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin