Dy raste të zhdukjes së vajzave të mitura janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas Policisë, në Malishevë, një nënë ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga banesa dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.
Po ashtu, në Rahovec, një baba ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe aktualisht nuk dihet ku ndodhet. Edhe ky rast po hetohet nga autoritetet përkatëse.
“PERSON I ZHDUKUR· Rr. Hamdi Berisha, Malishevë 25.11.2025 – 19:00. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se vajza e saj e mitur, ka dalë nga banesa dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.
“Fsh. Bellacërkë, Rahovec 26.11.2025 – 04:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje