Nga data 16.05.2022 e deri me datë 28.05.2022, dy persona të mitur kanë kryer vepra penale në disa lokacione.
Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datë 29.05.2022, pas një pune intensive ka arritur të identifikoj dhe arrestoj dy persona të mitur të cilët gjatë kësaj periudhe kohore kanë kryer vjedhje të rënda, vjedhje dhe marrje në posedim të pasurisë së luajtshme, në objekte fetare, shtëpi, dyqane.
Nga të dyshuarit janë sekuestruar dy motoçikleta, dhe një veturë, të cilat pas procedurave ligjore iu janë kthyer pronarëve.
Pas intervistimit të personave të dyshuar, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë liruar, thuhet në komunikatën e Policisë për media./arbresh.info/
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores