Një aksident ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Prishtinë- Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia. Sipas komandantit të Trafikut Rajonal të Prishtinës, majorit Milaim Fejzullahu, aksidenti ka ndodhur shkaku i një kyçjeje të pasigurt.
“Po mund të ju konfirmoj se para disa minutave ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë- Ferizaj. Dy persona janë lënduar dhe kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Fejzullahu për KALLXO.com.
Lëndimet, sipas tij, nuk janë serioze dhe njëri nga të lënduarit veçse është liruar.
“Të përfshira në këtë aksident kanë qenë dy vetura. Shkaku i aksidentit ishte një kyçje e pasiguritë afër një fshati”, tha Fejzullahu.
Ai shtoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...