Dy persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, njëri shtetas kosovar dhe tjetri turk, janë ekstraduar në dy raste të ndara gjatë 48 orëve të fundit, falë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 23 shkurt 2026, nga Gjermania në Kosova është ekstraduar shtetasi kosovar me inicialet G.B., i cili kërkohej nga organet e drejtësisë për veprën penale “Mashtrim”.
Sipas autoriteteve, i dyshuari kishte kohë që i ishte shmangur drejtësisë, ndërsa arrestimi dhe transferimi i tij u realizuan në koordinim të ngushtë me autoritetet gjermane.
Ndërkaq, më 24 shkurt 2026, nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut është ekstraduar shtetasi turk me inicialet T.M., i kërkuar për veprën penale “Vrasje”. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe ishte lokalizuar në territorin e Kosovës.
Ekstradimi i tij është realizuar përmes Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Elezit, nën masa të rrepta sigurie.
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka bërë të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet kyç në luftën kundër krimit, duke theksuar se do të vazhdojë koordinimi me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për identifikimin, kapjen dhe sjelljen para drejtësisë të personave të kërkuar.
Kostoja e jetesës ka shënuar rritje – Qytetarët ankohen për ...
Konjufca në Vjenë, kërkon mbështetjen e Austrisë për marrjen...
Tërmet në Shqipëri, epiqendra në juglindje të Elbasanit
Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median br...
Spalletti: Mbështetja e tifozërisë vendimtare për Juventus
Drejtoresha e Muzeut Louvre jep dorëheqje pas “grabitjes së ...