Dy të burgosur janë arratisur nga Burgu i Lipjanit të mërkurën mbrëma.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, transmeton arbresh.info
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sonte rreth orës 17:35, të miturit , R. S, viti i lindjes 2001 dhe A.K viti i lindjes 2003 janë arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan. R. S , ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Grabitje. A.K, ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, SHKK njofton se në lidhje me këtë rast janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa SHKK ka themeluar Komision Hetimor për të hetuar se si ka ardhur deri te arratisja./arbresh.info/
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët