Dy të arrestuar për ndezje të fishekzjarrëve pranë hotelit ku qëndronte ekipi turk

13:31 | 31 Mars 2026
R J

Dy persona janë arrestuar për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve mbrëmjen e së hënës pranë hotelit ku qëndronte Kombëtarja turke

Rasti po cilësohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, derisa Arbresh.info mëson se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndryshe, sonte me fillim të orës 20:45 zhvillohet ndeshja historike Kosovë-Turqi në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info