Një operacion i përbashkët i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën penale të falsifikimit të parasë.
Gjatë ndërhyrjes, janë sekuestruar 40 mijë euro që dyshohet se janë të falsifikuara.
Sipas një komunikate të përbashkët të lëshuarn ga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, të arrestuarit janë identifikuar me inicialet S.T dhe A.Th., të cilët u kapën në flagrancë gjatë një kontrolli policor në një veturë në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
“Operacioni është zhvilluar pas hetimeve disa mujore dhe në bashkëpunim të ngushtë mes Prokurorisë Speciale dhe Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, si dhe Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës,” thuhet në komunikatë.
Gjatë kontrollit të automjetit, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar 40,000 euro në kartëmonedha, të cilat “gjatë testimit fillestar kanë rezultuar se janë të falsifikuara”.
Prokuroria ka konfirmuar se pas arrestimit janë kryer edhe kontrolle shtesë në dy lokacione të tjera, përkatësisht në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve.
“Prokuroria Speciale e Kosovës, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale,” thuhet më tej në njoftim.
Hetimet mbi këtë rast janë ende në zhvillim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për origjinën e parasë së falsifikuar apo destinacionin e saj të mundshëm./Arbresh.info

Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...