Dy persona janë arrestuar në fshatin Arllat të Drenasit nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet palëve, ku dyshohet se dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.
Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Policia ka bërë të ditur se nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një thikë.
“Fsh. Arllat, Gllogoc / 28.01.2026 – 13:10. Me 29.01.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje me datën e lartcekur dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Nga njëri pre të dyshuarve është konfiskuar një mjet i mprehtë-thikë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës