Dy shtetas shqiptarë nga Kosova janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se kanë trafikuar dy pistoleta, me qëllim shitjen në kryeqytetin e Shqipërisë, me vlerë afro 10 mijë euro.
Sipas njoftimit të policisë, si rezultat i hetimeve disamujore të kryera me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit: A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë.
Gjatë operacionit, shërbimet e policisë kanë ndaluar automjetin me të cilin po qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”.
Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe municion luftarak.
Nga hetimet, dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen e tyre në Tiranë.
“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...