Policia e Ferizajt ka ndaluar dy shoferë të cilët po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën “Brahim Ademi” dhe “Driton Islami” në Ferizaj, më 26 shtator 2025, rreth orës 23:50.
Shoferët, A.M. (23 vjeç) me një Audi dhe P.M. (20 vjeç) me një VW Golf, u kapën në flagrancë.
Për këtë shkelje, ata janë dënuar me një gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim për 12 muaj nga drejtimi i automjetit.
“Shoferët me inicialet A.M. (23 vjeç), me veturë të tipit Audi dhe P.M (20 vjeç) me veturën VW Golf, me targa vanedore, janë kapur në flagrancë duke bërë gara shpejtësie. Për këto kundërvajtje të rënda në trafik, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse, ndalim i të drejtës për të drejtuar automjetin për 12 muaj.Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thuhet në njoftim.
Policia apelon për shmangien e garave të shpejtësisë, pasi ato rrezikojnë seriozisht jetën e shoferëve dhe të tjerëve në rrugë./Arbresh.info
Rooney kritikon Marescan: Ka zgjedhur ‘luftën’ e gabuar
Fushë Kosovën e presin shumë projekte infrastrukturore, para...
Presidentja Osmani shkon në Mitrovicë për t’a uruar kryetari...
BBC: Personat e armatosur në Sydney kishin lidhje me ISIS-in
Vdekja misterioze e argjentinases në Fushë- Kosovë, prindëri...
Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e një personi, dys...