Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes së të shtunës hetuesit e Njësisë Rajonale, në asistim të Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, pas dyshimeve për veprimtari të kundërligjshme, kanë realizuar kontroll-bastisje në një lokal në Shtërpcë.
“Gjatë kontrollit, tek një person i dyshuar janë gjetur dy pako cigaresh, brenda të cilave ndodheshin 8 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë totale 15.9 gram. Substanca është sekuestruar dhe është njoftuar Njësia për Trafikim me Narkotikë. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Tutje tuhet se gjatë kontrollit të mëtejmë të lokalit, janë hasur disa persona duke zhvilluar lojëra të fatit të paligjshme. Po ashtu, tek njëri nga personat është gjetur 1.01 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe me vendim të prokurorit, 6 persona janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. Ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat penale: ‘Organizimi i skemave piramidale dhe i lojërave të fatit të paligjshme’ dhe ‘Mbajtja e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vrasja në Klinë, Elezaj i shpreh ngushëllime familjes: Ishte...
Haradinaj për vrasjen në Klinë: Lajm i hidhur vdekja e bashk...
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...