Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të tentim-vrasjes të cilat janë regjistruar në Gjakovë dhe Vushtrri brenda një periudhe 24-orëshe.
Rasti i parë ka ndodhur në Gjakovë. Sipas raportit policor, si pasojë e një mosmarrëveshjeje, një burrë kosovar dyshohet se e ka goditur një tjetër burrë me një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
I dyshuari më pas është larguar në drejtim të panjohur. Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, e më pas është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Me urdhër të prokurorit të shtetit, është kryer një kontroll në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një shufër metalike, një pajisje elektroshok dhe një thikë që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti i dytë është regjistruar në Vushtrri. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe nga ai është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me pesë fishekë, që dyshohet të jetë përdorur në rast. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Të dyja rastet janë cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe janë duke u trajtuar nga organet kompetente për hetim të mëtejshëm.
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka miratuar idenë e armëpushim...
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet