Dy persona raportohet të jenë zhdukur në Kosovë, përgjatë kësaj jave.
Sipas njoftimit të policisë, një burrë është raportuar i zhdukur nga babai i tij në Prishtinë, dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij që nga 28 gushti.Ndërsa në Carrabreg të Deçanit, babai ka raportuar të zhdukur djalin e tij të mitur.
Më poshtë gjeni rastet e ndara sipas njoftimeve të Policisë së Kosovës:
“Ankuesi m/k me 30.08.2025 ka raportuar se, djali i tij, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.
“Ankuesi kosovar ka raportuar se, djali i tij i mitur, i cili ka probleme shëndetësore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.
Kurti në hapjen e Javës së Frankofonisë: Dialogu është më i ...
Enzo Fernandez i “mbyll derën” Real Madridit
Kurti mori pjesë në 75-vjetorin e Themelimit të Arkivit të K...
Medon Berisha humb sezonin njofton Lecce
Kjo është gjendja e inspektorit të IPK-së i cili u plagos so...
S’ndërlidhet me detyrën zyrtare, IPK: Policia në kërkim të t...