Policia e Kosovës ka ofruar ekip të mbrojtjes së afërt për dy liderët opozitar, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun.
Për të dy këta, ky institucion thotë se në bazë të vlerësimit, kanë ndërmarrë masa për ofrimin e sigurisë.
Siguri përmes mbrojtjes së afërt po i ofrohet edhe ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, se në lidhje me këtë e kishte informuar vet Policinë e Kosovës.
Ai konsideron se Serbia nuk është mjaftuar me aktin e agresionit më 24 shtator, në Banjskë të Zveçanit.
Sipas tij, serbët nuk do të dorëzohen dhe do të sulmojnë kazerma, stacione policore, për çka vlerëson se institucionet duhet të jenë vigjilente.
“Kërcënimet e dy liderëve politik unë i shoh një vazhdimësi e Serbisë, sepse Serbia i bënë këto nëpërmes grupeve terroriste, grupeve kriminale për të arritur qëllimet e veta. Posaçërisht tani kur Serbia është nën presion për marrëveshjen përfundimtare me Republikën e Kosovës, për presionin që është duke ia bërë faktori ndërkombëtar për pranimin e Kosovës de-facto. Kjo do të thotë pranimi i të gjitha marrëveshjeve, të gjitha dokumenteve por edhe mos-pengimin e anëtarësimit të Kosovës në institucionet apo mekanizmat ndërkombëtar… Serbia është e interesuar që Kosovën ta mbajë nën tension, nëse është e mundur të iniciojë edhe konflikte, sepse këtë detyrë e kanë marrë në Moskë. Vulin dhe Dodik kur kanë qëndruar atje e kanë marrë si mision, si rekomandim nga presidenti Putin që duhet në Ballkan të mbahet situata nën tension, mundësisht të ketë edhe konflikt”, shton ai.
Në përgjigjen për KP, Policia e Kosovës konfirmoi se ndaj krerëve të partive opozitare ka ndërmarrë masa për ofrimin e sigurisë.
“Policia e Kosovës në kuadër të detyrave dhe autorizimeve ligjore që ka, bënë edhe vlerësimin e sigurisë së personaliteteve të rëndësisë së veçantë dhe varësisht nga informacionet apo të gjeturat ndërmerr masat për ofrimin e sigurisë. Në këtë rast edhe ndaj personaliteteve në fjalë ka ndërmarrë masa për ofrimin e sigurisë dhe të njëjtëve sipas vlerësimit iu është ofruar siguri”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...