Sot është mbajtur takimi i Komitetit Drejtues Ndërministror për Autostradën R6, Prishtinë-Hani i Elezit dhe është vendosur në parim që të ndërtohen edhe dy kyçje të reja, njëra për qytetin e Ferizajt dhe tjetra për qytetin e Vitisë.
Në këtë takim morën pjesë ministri i Infrastrukturës – kryetar i Komitetit Ndërministror, Lutfi Zharku, ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.
Në këtë takim u shqyrtuan kërkesat për kyçje të reja në autostradën “Arbër Xhaferi” e parashtruar nga 10 deputetë nga komuna e Ferizajit, kryetari i komunës së Ferizajt dhe kryetari i Komunës së Vitisë.
Pas shqyrtimit të kërkesave për kyçje të reja, në këtë takim, u vendos që në parim të përkrahet ndërtimi i dy kyçeve të reja në rrugën R6, Autostradën Prishtinë- Hani i Elezit, njëra për komunën e Ferizajt, në kuadër të segmentit kyçja Babush deri në kyçjen Bibaj, si dhe tjetra për komunën e Vitisë në kuadër të segmentit kyçja Bibaj deri në kyçjen Doganaj.
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...