Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me emigrantë.
Sipas policisë, në Piken Statike tek ura e Bistricës në Zveçan, rreth orës 02:00, kanë ndaluar dy automjete me targa vendore, të cilat drejtoheshin nga: A.S., (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar) dhe G.Sh., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar).
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të automjeteve, ka vërejtur se në to ka shtetas të Sirisë dhe Egjiptit (emigrantë), të cilët po shfrytëzonin vendin tonë si vend transit për të kaluar në shtetet perëndimore.
Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim me të është iniciuar rasti ‘Konrabanda me emigrantë’. Rasti do të trajtohet nga hetuesit e Drejtorisë Rajonale Policore të Kufirit-Veriu. Kurse, me emigrantët, sipas procedurave të parapara, do të merren zyrtarët policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së.
Me aktvendim nga prokurori dy të dyshuarit e lartcekur, janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë./Arbresh.info/
Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimi...
Erion Veliaj mbetet në burg
Dogana gjen 1 milion euro të fshehura brenda veturës në Merd...
“700 mijë euro të avulluara” – Luan Maloku...
Kallas: Trump t’i bëjë presion Rusisë, jo ndaj Ukrainës
IKShPK apel për kujdes gjatë Ramazanit: Ushqimi i balancuar ...