Banorët e fshatit Morinë të komunës së Skenderajt ankohen se askush nuk po bën asgjë për t’ua zgjidhur çështjen e ujit të pijshëm.
Sipas tyre, janë ankuar disa herë, por asgjë nuk është ndërmarrë, dhe ndonëse kanë hapur puse në oborret e tyre, uji nuk është i pijshëm.
Por, të njëjtin problem e ka edhe fshati Kryshec.
Hajriz Koci, zëdhënës i komunës së Skenderajt, thotë se ka përfunduar projektimi i rrjetit të ujësjellësit për fshatin Kryshec.
Koci thotë se shumë shpejt të njëjtin fat do ta ketë edhe Morina pasi rrjeti është dhe vetëm pritet të vihet në funksion./KTV
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...