Vigan Kastrati, drejtor i Kadastrit, dhe Donjeta Dragusha, drejtoreshë e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës, janë liruar nga detyra. Të dy ishin pjesë e kabinetit të kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama.
Lajmi është konfirmuar për Arbresh.info nga Zyra për Informim e Komunës së Prishtinës, e cila nuk ka dhënë detaje rreth arsyes së shkarkimeve, që ndodhin në prag të zgjedhjeve lokale.
Sipas Komunës, përkohësisht, udhëheqja e drejtorive do të organizohet; Drejtorinë e Kadastrit do ta udhëheq u.d., Florent Maliqi dhe ushtrimin e detyrës në Drejtorinë e Bujqësisë do ta kryejë përkohësisht shefi i sektorit, Fexhri Hyseni./Arbresh.info
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...