Dy 17 vjeçarë, E.L dhe L.G, kanë përfunduar në pranga te policisë sot rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Ata dyshohet se kanë kryer një grabitje në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i njësiteve policore nga stacioni Veriu, me ç’rast është arritur edhe kapja e të dyshuarve.
Kështu deklaroi për Arbresh.info zëdhënësi i policisë së kryeqytetit, Enis Pllana.
“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, tha ai.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...