Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u arrestua në Francë në bazë të një urdhërarresti të Serbisë do të mund të ekstradohet në Gjykatën e sapokrijuar Speciale për krime lufte.
Kështu ka thënë kreu i Prokurorisë për Krime të Luftës në Serbi, Milan Petroviq.
Petroviq për Deutsche Welle ka theksuar se një mundësi e tillë ekziston dhe se ajo po përmendet gjithnjë e më shpesh në publik, transmeton Klan Kosova.
“Dokumentacioni është përcjellë, të gjithë kanë thënë çka kanë pasur për të thënë , kështuqë institucioneve serbe dhe atyre kosovare në rastin e Ramush Haradinajt iu mbetet vetëm të presin”, ka shtuar ai.
Sipas Popoviq, vendimin përfundimtar për fatin e ish komandantit të UÇK-së do ta sjellë gjykata franceze
Serbia pret nga autoritetet gjyqësore franceze që ta ekstradojnë Ramush Haradinajn në Serbi, tha mes tjerash, kreu i prokurorisë serbe për krime lufte.
Petroviq ka shtuar poashtu se Beogradi nuk do të heqë dorë nga ndjekja e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj siç tha ai “derisa të del para ndonjë gjykate kompetente dhe të mbahet përgjegjës për një krim që ai ka urdhëruar.”
“Unë nuk e përjashtoj mundësinë që Haradinaj të dorëzohet në gjykatën e re në Hagë”, theksoi ai duke shtuar se me prokurorin special David Schwendiman, prokuroria serbe për krime lufte ka bashkëpunim të mirë, transmeton Klan Kosova.
Haradinaj është duke qëndruar në Francë, pas vendimit të autoriteteve të këtij vendi për ta liruar me kusht pas arrestimit të tij më 4 janar të këtij viti me urdhërarrest të Serbisë të vitit 2004.
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...
Shkëndija kërkon befasinë ndaj Samunsporit, publikohen forma...
Vdes zyrtari i LDK-së
Arrestohet i kërkuari i dënuar me pesë vite burgim, dërgohet...
Drita – Celje, publikohen formacionet zyrtare