Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi është pritur sot në takim nga kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj.
Durmishi gjatë kësaj vizite ka parë nga afër që shërbejnë për përpunimin e mbeturinave, me të cilat pritet të ndërtohen Qendra e Menaxhimit të Mbeturinave Organike, shkruan Arbresh.info.
Tutje, Durmishi tha se rrugët që po ndërtohen në brezin kufitarë përveç që sjellin siguri ato sjellin edhe begati e do ta ngjallin turizmin nëpër bjeshkët e Kamenicës.
“Gjithashtu me mbështetjen e Qeverisë Sllovene dhe në bashkëpunim me MMMPHI-në nën udhëheqjen e Komunës së Kamenicës dhe kryetarit Kadri Rahimaj, po ndërtohet Qendra e Menaxhimit të Mbeturinave Organike e para e këtij lloji në regjion”, ka shkruar Durmishi.
“Ky projekt vendos standarde të reja në ekonominë qarkore, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin lokal, duke krijuar vende pune dhe ulur kostot për biznese, shkolla dhe fermerë”, tha Durmishi./Arbresh.info
Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore