Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se që nga mbrëmë institucionet përgjegjëse janë në gjendje gatishmërie për të menaxhuar situatën e krijuar nga reshjet e shiut, të cilat kanë ndikuar në disa segmente rrugore në vend.
Ai ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes janë tashmë në terren dhe po ndërhyjnë aty ku është e mundur për të përmirësuar kushtet e qarkullimit dhe për të garantuar sigurinë në rrugë, shkruan Arbresh.info.
Durmishi ka theksuar se, krahas angazhimit institucional, është i domosdoshëm edhe bashkëpunimi i qytetarëve, duke u bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të vozitin me kujdes të shtuar dhe t’u përshtaten kushteve të krijuara nga moti.
Sipas tij, situata po monitorohet vazhdimisht dhe ndërhyrjet do të vazhdojnë sipas nevojës, në varësi të zhvillimit të kushteve atmosferike.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Që nga mbrëmë jemi në gjendje gatishmërie për të menaxhuar sa më mirë reshjet e shiut, të cilat kanë ndikuar edhe në disa nga rrugët tona. Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjmë kudo që është e mundur për të përmirësuar kushtet e qarkullimit.
Megjithatë, na duhet edhe bashkëpunimi juaj, ju lusim të vozitni me kujdes të shtuar dhe t’u përshtateni kushteve të rrugës./Arbresh.info
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...