Ministrja Dumoshi vizitoi sot Galerinë Kombëtare të Kosovës me rastin e nisjes së aktivitetit të Galerisë, pas pandemisë.
Ministrja u prit nga drejtoresha e GKK-së, Arta Bunjaku Agani, nga stafi i Galerisë dhe nga skulptori Burim Gashi, ekspozita e të cilit është ri-hapur pas pandemisë.
Ministrja Dumoshi u shpreh e kënaqur që po e viziton Galerinë dhe që pas një periudhe të mbylljes për shkak të pandemisë artdashësit tashmë kanë mundësi ta vizitojnë Galerinë.
Gjatë kësaj vizite Ministrja kaloi nëpër ekspozitën e hapur ‘Heshtje e rëndë`, e cila tregon veprat e fundit të skulptorit kosovar Burim Gashi dhe rrëfen pasojat emocionale të ngjarjeve traumatike që ishin krijuar nga lufta, dhuna dhe paqartësia për njerëzit e zhdukur. Në këtë seri të re të veprave autori tregon edhe përvoja personale dhe traumatike që lufta dhe dekadat në vijim i kanë shkaktuar atij dhe shoqërisë kosovare.
Drejtoresha e GKK-së, Bunjaku-Agani, në anën tjetër u shpreh shumë e lumtur që vizitorja e parë e hapjes së Galerisë për publikun, pas pandemisë është vet Ministrja Dumoshi. Ajo gjithashtu falënderoi Ministren për interesimin e vazhdueshëm dhe për bashkëpunimin që ka treguar prej fillimit, me GKK-në.
Ministrja Dumoshi ndër të tjera theksoi që është duke u angazhuar vazhdimit dhe ka shtyrë përpara punën për rregullimin e kushteve brenda GKK-së, meqë kjo do ta lehtësonte punën për stafin por njëkohësisht do të krijonte kushte më të mira për vizitorët e artdashësit e Galerisë.

56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit