Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka ngushëlluar familjen Rexhepagiqi pas ndarjes nga jeta të kompozitores dhe këngëtares, Violeta Rexhepagiqi.
“Violeta nuk ishte artiste e zakonshme. Të jashtëzakonshme e bënte përpjekja e saj për të thyer tabutë duke sjellë modernitetin në formën më të mirë të tij, në artin e kulturën tonë. Në kohët më të vështira, me muzikalitetin dhe elegancën e saj skenike Violeta, la gjurmën e pashlyeshme në artin kosovar”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Ky është telegrami i plotë i ministres Dumoshi:
“E nderuara familja Rexhepagiqi,
Me dhimbje e pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ikjen e hershme të më të dashurës tuaj, e kompozitores, këngëtares e gazetares tonë të njohur, Violeta Rexhepagiqi. Ndarja nga jeta e Violetës është humbje e madhe për ju, por është edhe humbje e madhe për artin dhe kulturën e vendit tonë, të cilës ajo në periudhat më të vështira i dha shumë.
Violeta nuk ishte artiste e zakonshme. Të jashtëzakonshme e bënte përpjekja e saj për të thyer tabutë duke sjellë modernitetin në formën më të mirë të tij, në artin e kulturën tonë. Në kohët më të vështira, me muzikalitetin dhe elegancën e saj skenike Violeta, la gjurmën e pashlyeshme në artin kosovar.
Violeta do të mbahet gjatë në mend krahas kontributit të madh në fushën muzikore edhe për kontributin e çmuar që ka dhënë për fushën e gazetarisë e informimit, në kohën kur Kosova e paraluftës përballej me tortura e burgosje. Violeta Rexhepagiqi ishte udhërrëfyese për artistët e rinj dhe si e tillë do të mbahet mend gjithmonë.
Jemi me fat që e patëm e që e njohëm”.
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...