Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi në vazhdën e takimeve të sotme, priti Nënkryetarin e Federatës Evropiane të Volejbollit, Renato Arena dhe drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari Abedin Ibrahimi, nënkryetarja Mimoza Shkodra dhe sekretarin Valon Nikqi.
Në takim u diskutua për situatën në të cilën ndodhet sporti i volejbollit në Republikën e Kosovës, planet për të ardhmen dhe bashkëpunimin trepalësh mes MKRS-së, FVK-së dhe mekanizmave ndërkombëtare të volejbollit me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të këtij sporti.
Dumoshi theksoi që plan i saj konkret do të jetë përkrahja e të gjitha sporteve në Kosovë dhe në këtë vazhdimësi edhe bashkëpunimi i ngushtë me Federatën e Volejbollit do të jetë kyç për bashkërendimin e planeve dhe projekteve që do të pasojnë.
Mysafirët e uruan Dumoshin për marrjen e detyrës dhe shprehën gjithashtu se presin nga ajo përkrahje e bashkëpunim të madh institucional.
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, mes tyre...
Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituar...
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...