Dumoshi pjesë e samitit të rinisë nga vendet e Ballkanit me 154 të rinj 

14:40 | 25 Prill 2020
A Z

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ishte pjesë e samitit të parë virtual të të rinjve nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Presheva, i cili u organizua nga LDA Balkan në bashkëpunim me Balkan Network for Citizenship Education, që mblodhi shtetet e Ballkanit në një formacion dhe që u mbajt mbrëmë.

Ministrja Dumoshi ekspozoi programin e rinisë dhe prioritetet e saj dhe të MKRS-së për të rinjtë e Kosovës, njofton arbresh.info

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë:

Fokus i MKRS-së gjatë mandatit të saj qeverisës do të jetë angazhimi dhe shfrytëzimi i potencialit rinor për të shtyrë përpara çështje të rëndësishme.

Temë e përgjithshme e këtij samiti ishte “Rinia e Ballkanit në Kohën e Pandemisë COVID-19.” Pjesë e samitit virtual ishin edhe përfaqësues nga vende të rajonit, ndër ta edhe
-Genci Nimanbegu, zv.Kryetar në Parlamentin e Malit te Zi??;
-Ermina Lekaj Prljaskaj, Deputete në Parlamentin e Kroacise??;
-Shqiprim Arifi, Kryetar i Komunës së Preshevës ??;
-Irsa Ruçi, Drejtoreshë e Shërbimit të Përgjithshëm Kombëtar të Rinisë në Republikën e Shqipërisë ??;

Ministrja Dumoshi, u shpreh e kënaqur që patën mundësinë të diskutojnë për nevojat dhe prioritetet e rinisë në këtë periudhë pandemie. Shtoi se vetëm duke i bërë të rinjtë pjesë integrale të proceseve institucionale, zhvillimi mund të marrë formë në vendet e Ballkanit jug-perëndimor.

Shpërndaje në rrjete sociale