Vlora Dumoshi, shefe e stafit të Kryeministrit, ka demantuar lajmet se kryeministri Isa Mustafa është goditur me mollë gjatë vizitës në Junik.
Dumoshi ka thënë se në Junik, kryeministri është pritur me përzemërsi nga kryetari i Komunës, qytetarë dhe bizneset, transmeton Telegrafi.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot kishte një vizitë shumë të suksesshme në Junik. Lajmi se është goditur me mollë është i pa vërtetë. Ndërkaq është pritur me përzemërsi nga kryetari i Komunës, qytetarë të shumtë dhe bizneset e Komunës së Junikut. Kështu që, nuk mund ta zbehë as veza, as molla dhe as zjarri, përkushtimin e Kryeministrit Mustafa për zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...